“Rebelohet” krahina lindore, mijëra persona: Putin të jap dorëheqjen
Mijëra persona kanë protestuar në Khabarovsk, qytet me rreth 600 mijë banorë në lindje të vendit, jo larg kufirit me Kinën, vend me të cilin ka marrëdhënie tregtare ndoshta edhe më të ngushta se me vetë Moskën.
Organizatorët flasin për 20 mijë protestues vetëm në Khabarovsk, por raportohen manifestime edhe në qytete të tjera të lindjes së largët, përfshirë këtu kryeqendrën Vladivostok.
Koret “Putin dorëhiqu” dhe flamujt e krahinës të shpalosur në vend të atyre rusë, mund të fillojnë të shqetësojnë, 8 mijë kilometra më në perëndim, “carin” Vladimir, që pak javë më parë i ka hapur rrugën vetes për të mbajtur pushtetin të paktën deri në vitin 2036.
KOHA JONË SONDAZH

