Rekord infektimesh me Covid-19 në Francë, varianti Omicron bën namin

Franca ka regjistruar për herë të parë më shumë se 100 mijë raste të reja infektimesh nga koronavirusi brenda një dite, një rekord ky për vendin. Mediat vendase shkruajnë se numri i pacientëve të shtruar në spital për shkak të koronavirusit është dyfishuar gjatë muajit të fundit me përhapjen e vrullshme të Omicronit, që ka shtrënguar autoritetet franceze të ashpërsojnë masat kundër përhapjes së pandemisë.

Më shumë se 1 person në çdo 100 vetë në rajonin e Parisit rezultoi pozitiv javën e shkuar. Shumica e infektimeve lidhen pikërisht Omicron, që pritet të kthehet shumë shpejt në variantin dominues në Francë.

Në këtë vend, më shumë se 1 mijë persona humbën jetën për shkak të virusit brenda një jave duke e çuar numrin e të vdekurve në më shumë se 122,000. Qeveria e Francës mban një mbledhje të hënën për të diskutuar rreth hapave të reja që duhen marrë në mesin e thirrjeve që edhe hapja e shkollave, të shtyhet për disa kohë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?