Rekord infektimesh në Itali, 144 viktima në 24 orë. Dhe mbi 54 mijë raste të reja me koronavirus

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, vendet e Europës po përballen me një valë të re infektimesh nga koronavirusi, kjo edhe për shkak të variantit të ri Omicron, i cili dalëngadalë po zëvendëson virusin “Delta”.

Italia regjistroi në 24 orë e fundit mbi 54 mijë raste të reja me koronavirus nga 969 mijë testime, shifra këto që nuk ishin regjistruar ndonjëherë në këtë vend që nga nisja e pandemisë.

144 persona të tjerë humbën betejën me virusin vdekjeprurës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë shkruhet se të shtruarit në terapitë intensive janë 1071 ose e thënë ndryshe 33 më shumë nga një ditë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Italia ka shpallur gjëndje emergjence. Po kështu edhe Hollanda dhe Britania.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?