Rekord në Gjermani: 17,1 milionë banorë me rrënjë të huaja

Në Gjermani jetojnë më tepër se kurrë më shumë njerëz me rrënjë të huaja. Më 2015 ishin 17,1 milionë persona me sfond emigracioni, e citon Reuters Entin Federal të Statistikave. Kjo i bie 4,4% më tepër se një vit më parë. Hisja e tyre në numrin e përgjithshëm të popullatës është 21%.

Sipas statisticienëve, kjo shpjegohet me numrin e lartë të imigrantëve. Vitin e kaluar në Gjermani jetonin 11,5 milionë të ardhur, me këtë 5,5% më shumë se më 2014-tën.

Vendet nga vijnë numri më i madh i migrantëve në Gjermani vijnë nga Turqia, Polonia dhe Federata Ruse, informon Enti. 6,3 milionë banorë gjermanë rrënjët i kanë në vende nga të cilët më parë është rekrutuar fuqi punëtore – para së gjithash Turqia, Italia dhe Greqia. Mesatarisht popullata me sfond emigracioni në Gjermani është më e re se përpara. Çdo i treti banor ndër 18 vjeç ka prejardhje të huaj, ndërsa hisja e këtyre te mbi 65-vjeçarët është nën 10%. Dallime ka edhe në nivelin e shkollimit dhe në pozicionimin në tregun e punës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personat me sfond emiracioni shpesh nuk kanë diplomë apo kanë kryer vetëm shkollim €llor. Në anën tjetër tre€sh më shumë nuk kanë diplomë profesionale. Kurse diploma universitare kanë të dyja grupet njëlloj. Grupmosha 25 deri 65-vjeçare e atyre me sfond migracioni janë më rrallë në një marrëdhënie pune, dy€sh më shpesh, punëtorë dhe po kaq shpesh nëpunës apo zyrtarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?