Rend i ri Botëror, Rusia forcon lidhjen me Kinën kundër SHBA-ve
Rusia dhe Kina janë duke bashkuar forcat dhe duke forcuar lidhjet e tyre ushtarake, ku tensionet mes Moskës dhe Perëndimit vazhdojnë ende.
Gazeta britanike, “Daily Express”, shkruan se: “Zyrtarë ushtarakë nga të dyja superfuqitë kanë bërë të ditur se vendet do të zhvillojnë stërvitje sa më shpejt. Lajmi vjen pasi Rusia është bashkuar me Turqinë për një strategji ushtarake të koordinuar për Sirinë dhe ndërtimin e një tubacioni të ri gazi që kalon mes dy vendeve”.
Në një forum të sigurisë në Pekin këtë javë zyrtarët e lartë kinezë dhe rusë ishin në unanim se duhet luftuar përsëri kundër përpjekjeve të SHBA-së për të krijuar një mburojë të mbrojtjes anti-raketë.
Në artikull, nënvizohet se Koreja e Jugut ka deklaruar se do të përfitojnë nga mburoja e SHBA-së për t’iu kundërvënë kërcënimeve që vinë nga Koreja e Veriut, por Kina dhe Rusia kanë marrë masa për këtë kërcënim të drejtpërdrejtë.
Duke ju drejtuar një konference të përbashkët për shtyp me Rusisë, Gjeneral Viktor Poznikhir, Gjeneral Major Cai i Kinës, tha se sistemi i mbrojtjes “dëmton interesat e sigurisë kombëtare të Kinës dhe Rusisë. Kina fuqimisht kundërshton atë dhe kërkon me forcë Korenë e Jugut dhe SHBA-në për të rishqyrtuar mundësitë e tyre”.
Analisti i Mbrojtjes, Konstantin Sivkov tha se superfuqitë janë nisur në drejtim të krijimit të një “aleancë ushtarake dhe politike”.
Marrëdhënia aleate midis vendeve vjen nga frika se Rusia mund të nisë një luftë bërthamore kundër Perëndimit. Evidentohet edhe se Rusia ka filluar të lëviz raketa bërthamore në Kaliningrad, një territor të vogël rus i rrethuar nga vendet e BE-së.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

