FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Renzi: Pasardhësi im do të dështojë për sistemin zgjedhor

Kryeministri në largim i Italisë,  Matteo Renzi deklaroi se pret që pasardhësi i tij, Paolo Gentiloni, të dështojë në një nga detyrat e tij kryesore, në sigurimin e një marrëveshjeje politike për një sistem zgjedhor që funksionon.

Rregullat e votimit janë aktualisht të ndryshme për secilin nga dy dhomat e parlamentit duke maksimalizuar shanset e rezultateve kontradiktore.

Presidenti italian, Sergio Mattarella e bëri përshtatjen e një sistemi uniform një përparësi për qeverinë e re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në intervistën e tij të parë që kur dha dorëheqjen javën e kaluar, Renzi parashikoi muaj të tërë diskutimesh të pafrutshme mbi këtë çështje, për shkak se ligjvënësit do të jenë më të interesuar në mbajtjen e përfitimeve të tyre sesa të kalojnë një reformë që do t’u hapë rrugën zgjedhjeve të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë e di që është e turpshme, por nuk pres ndonjë gjë tjetër”, tha ai për gazetën e përditshme italiane “Quotidiano Nazionale”.

“Në zgjedhjet e ardhshme, me sa duket në qershor, do të votojmë me sistemin ekzistues proporcional për Senatin dhe me Consultellum, ligji i Dhomës së Deputetëve e modifikuar nga Gjykata Kushtetuese”, përfundoi Renzi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?