FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rex Tillerson, Sekretari i ri i Shtetit në SHBA

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump deklaroi dje në mbrëmje vonë se kishte përzgjedhur bosin e “ExxonMobil”, kompania më e madhe në botë e naftës dhe e gazit, Rex Tillerson, në postin e sekretarit të Departamentit amerikan të Shtetit, njoftoi media vendase, që citon zyrtarë të ekipit të tranzicionit.

Gazeta e përditshme amerikane “The New York Times” shkruan se Trump ka hedhur poshtë shqetësimet se Tillerson, 64 vjeç, ka një marrëdhënie shumë komode me presidentin rus, Vladimir Putin.

Më herët kishin qarkulluar zëra për disa emra për këtë post duke përfshirë ish-kandidatin për president, Mitt Romney dhe ish-kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut dhe një mik besnik i Trumpit, Rudy Giuliani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?