Rikthehet jeta kulturore në Belgjikë, kinematë dhe teatrot presin publik

Në Belgjikë, publiku është rikthyer në kinema dhe teatro që kur autoritetet belge anuluan vendimin e tyre për t’i mbyllur ato nga Covid-19. Për Këshillin e Shtetit, masat nuk ishin proporcionale.

“Jemi të lumtur që qëndruam derisa fituam këtë luftë. Na u neverit që kultura u sulmua në atë mënyrë. Nuk po i rrezikojmë fare shikuesit tanë, ndaj jemi të kënaqur që na u lejua të funksionojmë normalisht”, tha Peggy Fol, drejtoreshë e kinemasë Vendôme në Bruksel.

Sektori artistik dhe kulturor u mblodh në qendër të Brukselit, për të protestuar ndaj mbylljes së kinemave dhe teatrove, duke e konsideruar të padrejtë, pasi baret dhe restorantet mbeten të hapura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?