Rizgjohet vullkani i fuqishëm (VIDEO)
Rizgjim i dhunshëm i vullkanit të Strombolit në Italinë jugore. Një shpërthim i fortë u shënua pak pas mesditës së të mërkurës dhe një lumë llave vershoi në det.
Kolona hiri të nxehtë u panë të ngriheshin mbi qytetin popullor turistik. Pushuesit në Stromboli filmuan momentin e shpërthimit dhe raportuan se kishin ndjerë shije metalike në gojë. Autoritetet u mobilizuan për hedhjen e ujit nga ajri për të shuar flakët që llava shkaktoi tek bimësitë. Fatmirësisht, zona rreth Strombolit ishte mbyllur për shkak të rritjes së aktivitetit.
Insitituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë sqaroi se bëhej fjalë për një përsëritje të shpërhtimit të 3 korrikut, kur mbeti i vrarë një person.
KOHA JONË SONDAZH

