Rizgjohet vullkani më aktiv në Europë

Qielli u ndriçua natën mes të hënës dhe të martës në Sicili, pasi vullkani Etna shpërtheu, duke e dërguar llavën në disa metra lartësi. Llava shpërtheu në dy anët të kraterit të vullkanit, ndërsa hiri mbuloi një pjesë të madhe të zonës. Megjithatë, këtë herë shpërthimi nuk zgjati shumë, si dhe pati një rënie të shpejtë të dridhjeve vullkanike. Vullkani, 3330 metra i lartë, është më aktivi në Europë, me disa shpërthime përgjatë vitit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?