Roja shkatërron pikturën 1 milionë dollarëshe
Një veprim i kryer “për të shtyrë kohën” mund t’i kushtojë shtrenjtë një roje sigurie në Rusi. Ai i ka shkaktuar dëme një pikture që ndodhej në Qendrën Yel’tsin, një qendër sociale, kulturore dhe arsimore e hapur në vitin 2015, në qytetin Ekaterinburg.
Sipas medias ruse “The Art Newspaper”, piktura është vepër e artistes ruse Anna Leporskaya, e cila ka lindur në vitin 1900 dhe ka vdekur në Shën Pjetërburg, në vitin 1982. Veprës, emri i së cilës është “Tre Figurat”, i janë vizatuar me stilolaps tre palë sy, një për secilën figurë.
Vepra e artit vlerësohet në 74,9 milionë rubla, që është e barabartë me 1 milion $.
KOHA JONË SONDAZH

