Roli i Mbretëreshës në pezullimin e parlamentit
Gjatë 67 viteve të mbretërimit të saj, Elisabeta ka qenë shumë korrekte për parimet e një monarkie kushtetuese. Një nga këto parime, është që ajo nuk përfshihet në politikë. Pasi u bë e qartë që kryeministri do të kërkonte pezullimin e parlamentit, mbretëresha dhe këshilltarët e saj e kanë patur të qartë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të pranojë kërkesën.
Në teori, ka fusha të njohura si privilegje mbretërore, ku monarkja ka liri veprimi por në praktikë, kjo liri veprimi është një fantazi. Mbretëria e Bashkuar ka një shef shteti që gjithnjë ka ndjekur precedentet dhe ka respektuar parimin se si monarke kushtetuese ajo është e detyruar të ndjekë këshillën formale të kryeministrit të saj.
Refuzimi i një këshille të tij, do të çonte në ujëra të paqarta, në të cilat monarkja do të ndjehej e predispozuar të ndiqte instiktet e saj dhe jo direktivat e një qeverie të zgjedhur. Ndaj, ajo bëri të vetmen gjë që duhej të bënte. Sidoqoftë e gjithë kjo ka shkaktuar nervozizëm në pallat.
Prioriteti absolut ka qenë mbajtja e Mbretëreshës larg debatit të Brexitit. Boris Johnson, kryeministri i 14 britanik i sundimit të saj, ka zgjedhur ta përfshijë në një vendim të diskutueshëm. Dhe për këtë ka shqetësim, njësoj si për pasojat e gjera të një vendimi kaq të polemizuar në një dialog kombëtar që është ndërkohë i ndezur.
KOHA JONË SONDAZH

