FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rousseff apelon vendimin për shkarkim dhe kërkon një proces të ri

Avokati i presidentes braziliane të shkarkuar, Dilma Rousseff, bëri sot apel pranë gjykatës supreme për të kërkuar një proces të ri dhe anulimin e seancës që e përjashtoi nga pushteti.

Kjo kërkesë kërkon “pezullimin e menjëhershëm të efekteve të vendimit të Senatit që dënoi për krim përgjegjësie presidenten e Republikës”.

Një maxhorancë prej më shumë se dy të tretat e senatorëve votuan të mërkurën pro shkarkimit të presidentes së majtë për fshehje të llogarive publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dilma Rousseff është gruaja e parë që zgjidhet në krye të Brazilit në vitin 2010, më pas u rizgjodh në vitin 2014.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?