Rrëfimi prekës i dy studenteve afgane: “Gjithçka u shkatërrua brenda natës”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar rrëfimet e dy vajzave afgane, që janë të strehuara në vendin tonë.
Për Hamosa dhe Nikbën, të dyja studente të Universitetit Amerikan në Afganistan, vendimi për t’u larguar nga atdheu i tyre ka qenë më i vështiri që kanë marrë ndonjëherë.
Pavarësisht të gjithave ato besojnë se një ditë Afganistan do të ketë paqe dhe se ato mund të kthehen në vendin e tyre.
“Ishte gjëja më e vështirë që mund të bëja gjatë 20 viteve të jetës sime, pasi të largohesha nga vendi nuk ishte asnjëherë një aternativë për ne, nuk ishte asnjëherë një zgjedhje. Kurrë nuk na e merrte mendja që vendi ynë, apo gjërat që kishim bërë gjatë 20 viteve të jetës sonë, bëmë më të mirën për t’u arsimuar, për t’i shërbyer vendit, të gjithë brezit, por gjithçka u shkatërrua brenda natës. Kështu që jam shumë falënderuese dhe shumë mirënjohëse qeverisë shqiptare, qeverisë së Katarit sepse na kanë trajtuar me dinjitet, me respekt, na kanë mirëpritur me të gjithë respektin dhe dashurinë që mundën”- u shprehen dy vajzat afgane.
KOHA JONË SONDAZH

