FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëfimi tronditës: CIA torturoi të burgosurin dhe më pas e flaku në Shqipëri

Në një shkrim të gjatë dhe tronditës për funksionimin e stukuarave paralele të agjencisë të inteligjencës amerikane CIA, në lidhje me zbulimin e terrorizmit Joseph Fronczak një profesor i historisë në Universitetin e Princetown, përmend edhe rastin e një të burgosur, i cili pas torturave disa mujore, braktiset në një rrugë në Shqipëri.

Fronczak, duke u bazuar në disa dokumente të klasifikuara të këtij institucioni të kundërzbulimit që flasin për një organizëm vdekjeprurës, që vepron në mënyrë të pavarur në radhët e CIA, shtjellon rastin e të burgosurit Khalid El-Masri, një gjermano-libanez i arrestuar fillimisht nga policia maqedonase në nëntor të 2003 dhe më pas i dorëzuar tek CIA.

Sipas Fronczak, rasti i El-Masri i ngjason novelave kafkiane, ku koha nuk kanë kuptim dhe progresi i kundërzbulimin është i paktë. Pas një muaji nga marrja e tij në dorëzim dhe kalimi i në burgun e Salt Pit, agjentët zbuluan se pasaporta e tij gjermane ishte e rregullt dhe ata e kishin arrestuar gabimisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që ai vijonte të qëndronte në burg, strukturat drejtuese të CIA, po përpiqeshin të gjenin një strategji për të dalë nga kjo situatë. Ai është torturuar, rrahur, përdhunuar, madje dhe ushqyer me forcë kur ai e futi vetën në një grevë urie. Ai qëndroi në burg për 4 muaj. Pas ndërhyrjes së drejtorit të përgjithshëm të CIA, Goerge Tenet dhe Sekretares së Shtetit Condoleezza Rice, El-Masri u lirua, raporton Klan. Pa asnjë kërkesë falje, ai u la në mes të natës në një rrugë të braktisur në Shqipëri. Policia shqiptare që gjeti fillimisht e mendoi si një terrorist për shkak të pamjes. Më pas u mundësua kthimi i tij në Gjermani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?