Rrëzohet helikopteri në Norvegji, 6 të vdekur

Një helikopter me 6 persona në bord, u rrëzua në veri të Norvegjisë pasditen e së shtunës. Lajmi u bë i ditur nga polica gjatë së dielës, e cila u shpreh se pesë prej personave ishin pasagjerë nga Norvegjia, të gjithë në të njëzetat. Viktima tjetër ishte piloti suedez. Një i mbijetuar, i gjetur në vendin e përplasjes në jugperëndim të Altas, ka vdekur në spital.

Helikopteri Airbus AS350 ishte pjesë e kompanisë norvegjeze Helitrans, e cila tha në faqen e saj të internetit se nuk mund të komentojë rrethanat e aksidentit.

Autoritetet norvegjeze filluan një hetim të dielën mbi shkakun e përplasjes, i cili nuk është i qartë. Një zyrtar nga Bordi i Hetimit të Aksidenteve në vend (AIBN) i tha gazetës së përditshme Norvegjeze VG se hetues nga Franca dhe Airbus pritet të shkojnë sot në Norvegji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?