FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Rritet rreziku i shpërbërjes së Eurozonës”

Sipas një ankete të Sentix e cila merret me studimet e pritshmërive të tregjeve, rreziku për shpërbërjen e Eurozonës, brenda 12 muajve u rrit për shkak të problemeve në Greqi dhe Portugali, raporton Anadolu Agency (AA).

Në përfundimet e anketës së Sentix mbi “Indeksin e Shpërbërjes së Eurozonës” për muajin shtator thuhet se gjendja e brishtë e Eurozonës në krahasim me muajt e shkuar nuk ka ndryshuar dhe ka nxjerrë në pah një tablo të zymtë.

Ndërkohë që “Indeksi i Shpërbërjes së Eurozonës” një muaj më parë ishte 15.7 për qind, këtë muaj ai ka pësuar një rritje sipas Sentix duke shkuar në 16.3 për qind.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo do të thotë se 16.3 për qind e të intervistuarve mendojnë që Eurozona mund të shpërbëhet brenda një periudhe prej 12 muajsh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?