Rritja e madhe e rasteve me Covid-19, Kryeministrja e Zelandës së Re anulon dasmën

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka marrë vendim për të anuluar dasmën për shkak të situatës epidemiologjike në vend.

Zelanda e Re ka njoftuar kufizime të reja kundër koronavirusit dhe kjo ka bërë që kryeministrja të marrë një vendim të tillë. Shpërthimi i variantit Omicron ka shqetësuar autoritetet, të cilët kanë njoftuar edhe masat e reja.

Kufizimet përfshijnë mbajtjen e maskave në dyqane dhe transportin publik dhe se qytetarët duhet të jenë të vaksinuar në rast se janë në një aktivitet me rreth 100 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një intervistë për mediat ajo gjithashtu konfirmoi se dasma e saj është anuluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?