Rusia dhe Bjellorusia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta këtë muaj
Rusia dhe Bjellorusia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake nga mesi i janarit, ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë.
Këto stërvitje do të përfshijnë divizione ajrore që janë pjesë e grupimit rajonal të trupave të dy vendeve. Ato janë planifikuar të fillojnë më 16 janar dhe të përfundojnë më 1 shkurt.
“Sot, një komponent i aviacionit nga forcat hapësinore ushtarake të forcave të armatosura të Federatës Ruse mbërriti në Republikën e Bjellorusisë. Gjatë stërvitjeve taktike të fluturimit, do të përfshihen të gjitha fushat ajrore dhe terrenet stërvitore të forcave ajrore dhe të mbrojtjes ajrore të forcave të armatosura të Bjellorusisë”, thuhet në deklaratë.
Ushtarët rusë janë zhvendosur në Bjellorusi për t’u stërvitur në mes të luftës në Ukrainë, e cila filloi në shkurt të vitit të kaluar.
KOHA JONË SONDAZH

