Rusia: Do vazhdojmë të punojmë për një zgjidhje politike në Siri

“Do të vazhdojmë të punojmë drejt një zgjidhje politike në Siri nëpërmjet bisedimeve mes Damaskut dhe opozitës, të bazuara në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë dhe përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Ky është qëndrimi i Rusisë, lidhur me situatën e fundit në Aleppo, rreth diskutimit të së cilës kujtojmë se më 21 tetor, Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së u mblodh në një seancë të posaçme, me iniciativën e një grupi vendesh.

“Diskutimet kanë treguar një ndryshim të madh në mendimin dhe pikëpamjet mbi situatën në Aleppo dhe në krizën siriane si të tillë. Ne kemi qenë të befasuar nga përpjekjet e disa vendeve për të fajësuar Rusinë për shumicën e zhvillimeve në këtë qytet, kryesisht në zonën lindore. Janë bërë përpjekje për të justifikuar veprimet e terroristëve dhe përkrahësve të tyre, për të kaluar në heshtje faktin se pjesa perëndimore e qytetit është duke u garantuar nga pjesa lindore, vendasit po terrorizohen dhe dhjetëra njerëz janë vrarë atje çdo javë. Në të njëjtën kohë, ata nuk përmendin as përpjekjet për të ruajtur armëpushimin dhe për të organizuar qasje humanitare”, ka qenë deklarata e ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë rreth këtij eventi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke shtuar në këtë kuadër se “një zhvillim edhe më shumë befasues ishte votimi për amendimet ruse për projekt-rezolutën e seancës së posaçme, teksa Britania e Madhe, Franca, Belgjika dhe disa vende të tjera perëndimore apo të Gjirit refuzuan të pranojnë ekzistencën e ndihmës së huaj për terroristët në Siri, apo njohjen e nevojës për t’i ndarë xhihadistët nga opozita e moderuar dhe për të mbështetur përpjekjet e të dërguarit për Sirinë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Staffan de Mistura, për të hequr xhihadistët dhe bashkëpunëtorët e tyre nga Aleppo lindore”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo tregon se retorika e tyre publike mbi nevojën për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar në Siri nuk pasqyron qëllimet e tyre të vërteta. Ne riafirmojmë bindjen se përdorimi i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së dhe organeve të tjera të OKB-së për arritjen e qëllimeve politike individuale është kundër-produktive dhe e diskrediton këtë agjenci jetik për të drejtat e njeriut apo edhe doktrinën e të drejtave të njeriut, si të tillë”, përfundon deklarata e MPJ-së ruse rreth këtij eventi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?