Rusia fundos një anije, alarmohen amerikanët (VIDEO)
Ministria ruse e Mbrojtjes, ka bërë me dije se ka fundosur një anije vetëm 56 kilometra larg brigjeve të Havait, si pjesë e një stërvitjeje të madhe që po kryen në Paqësor dhe që ka vënë në alarm Shtetet e Bashkuara.
Në operacionin gjigant, më i madhi i këtij lloji që prej Luftës së Ftohtë, marrin pjesë të paktën 20 anije luftarake, por edhe anije të tjera mbështetëse dhe 20 avionë luftarakë.
Rusia thotë se baza e stërvitjes është mbi 480 kilometra larg Havait, por imazhe satelitore të publikuara online tregojnë se në fakt flota ruse është shumë më pranë shtetit amerikan.
KOHA JONË SONDAZH

