Rusia kremton Ditën e Unitetit Kombëtar

Rusia ka kremtuar përmes festimesh të shumta Ditën e Unitetit Kombëtar të saj.

Dita e Unitetit Kombëtar festohet në këtë vend çdo datë 4 nëntor që nga viti 2005 dhe është e lidhur me një ngjarje të rëndësishme në historinë ruse, çlirimin e Moskës nga pushtuesit polakë në vitin 1612.

Në qytete të ndryshme të Rusisë, qindra mijëra njerëz kanë marshuar nëpër rrugë për të festuar këtë ditë të shënuar të këtij vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fuqia e shtetit rus është në besnikërinë e tij ndaj traditave të unitetit dhe lirisë kombëtare”, tha presidenti rus, Vladimir Putin, në kuadrin e festimeve të zhvilluara me rastin e kremtimit të Ditës Kombëtare të Unitetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, dashuria e sinqertë për atdheun dhe gatishmëria për t’u ngritur për mbrojtjen e tij kanë qenë gjithmonë baza e pavarësisë dhe e sovranitetit të Rusisë.

“Më shumë se katër shekuj më parë, kjo ndjenjë e thellë dhe e  vërtetë patriotizmi i bashkoi njerëzit e kombësive dhe klasave sociale të ndryshme. Atëherë, rusët morën përgjegjësinë për të parandaluar skllavërimin e vendit dhe ky unitet i fuqishëm ndihmoi t’i jepej fund tragjedisë së të ashtuquajturës ‘Koha e Trazirave”, shtoi gjithashtu Putin.

“Koha e Trazirave” është shënuar në shekullin e XVII në Rusi dhe u shoqërua nga kriza të brendshme dhe pushtuesit e jashtëm, të cilët përfituan nga paqëndrueshmëria në Rusi.

Në fillim të nëntorit 1612, rusët të udhëhequr nga Kuzma Minin dhe Dmitri Pozharsky i dëbuan pushtuesit polakë nga Moska, duke i siguruar kështu sovranitetin shtetit të tyre.

A spire of a Moscow Kremlin tower and a Russian flag on Red SquareCities of Russia. Nizhny Novgorod

Церемония инаугурации избранного президента РФ В.Путина

Rezultate imazhesh për National Unity Day Russia 2016

Rezultate imazhesh për National Unity Day Russia 2016

 

 

 

 

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?