Rusia: Qeveria siriane, kontroll në 96% të territorit të Aleppos

Qeveria siriane ka rifituar kontrollin e 96% të territorit të Aleppos. Një fakt të tillë e bëri me dije gjeneral-major Igor Konashenkov, zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes.

“Ushtria siriane ka çliruar pesë lagje më shumë në Aleppon lindore gjatë 24 orëve të fundit. Qeveria siriane është duke kontrolluar plotësisht 96% të territorit të Aleppo-s, ndërsa sipërfaqja e përgjithshme në pjesën lindore të qytetit e mbajtur nga militantët, nuk i kalon 8.5 kilometra katrorë”, tha Konashenkov.

Ai rikujtoi se Qendra Ruse për Pajtim të Palëve Ndërluftuese ka ndihmuar mbi 100.000 civilë, duke përfshirë 40.000 fëmijë, që kanë lënë rajonet lindore të Aleppos nga fillimi i operacionit të ushtrisë siriane për të rimarrë qytetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjithë ata janë akomoduar në qendrat humanitare dhe u është dhënë ushqim i ngrohtë. Më shumë se 5.100 banorë janë kthyer në shtëpitë e tyre në lagjet e çliruara nga rajonet perëndimore të qytetit. Qendra Ruse për Pajtim ka dorëzuar 78 tonë ndihma humanitare gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë ushqime, pije, artikuj të jetës së përditshme, medikamente, tenda dhe veshje të ngrohta”, vuri gjithashtu në dukje Konashenkov.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, ushtarakët rusë kanë pastruar nga minat një sipërfaqe prej 31 hektarësh në Aleppo të Sirisë, fakt ky i bërë me dije nga vetë ministria ruse e Mbrojtjes.

Sipas saj, deri tani, ushtria ruse ka pastruar nga minat më shumë se 31 hektarë të territorit të qytetit dhe 18 kilometra rrugë motorrike. Teksa mëse 1.389 objekte shpërthyese janë gjetur dhe janë kthyer në të padëmshme. E sipas zëdhënësit Konashenkov, 37 objekte të infrastrukturës sociale në Alepo janë çminuar.

“Në mesin e këtyre objekteve janë spitale, xhami dhe shkolla – Militantët i kanë përdorur ato si qendra kontrolli, depo municionesh dhe dyqane për prodhimin e raketave dhe ënien e minave atje kur janë tërhequr”, vuri në dukje ai lidhur me këtë.

 

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?