FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rusia: Sulmet e hakerave, SHBA të japin përgjigje mbi situatën

“Sa u përket raportimeve të fundit mediatike se hakerat ushtarakë amerikanë kanë depërtuar rrjetet ruse elektrike dhe ato të telekomunikacionit, madje edhe ‘sistemin komandues të Kremlinit’, ne presim një përgjigje nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit me një vlerësim ligjor rreth tyre”.

Kështu iu përgjigj zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, pyetjes së mediave në lidhje me raportimet e fundit se hakerat ushtarakë amerikanë kanë depërtuar rrjetet ruse.

Sipas saj, “mungesa e një reagimi zyrtar nga administrata amerikane do të sinjifikojë ekzistencën e një kiberterrorizmi shtetëror në Shtetet e Bashkuara”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke përfunduar me pohimin që në rast se kërcënimet e bëra me dije nga mediat amerikane janë vënë në zbatim, atëherë Moska zyrtare do të ketë autoritetin e plotë për të ngritur akuza kundër Uashingtonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se mediat kanë raportuar lajmin mbi një sulm të hakerave nga SHBA-të në sistemet kompjuterike ruse, që sipas tyre kanë penetruar deri në Kremlin, duke pretenduar deri edhe në thyerjen e çdo sistemi sigurie duke i bërë të brishtë këto të fundit.

Një masë kjo e ndërmarrë nën justifikimin e një frike të mundshme se gjoja rusët mund “të manipulojnë” zgjedhjet në Amerikë.

Por siç u citua më lart, Kremlini kërkon një sqarim zyrtar nga Uashingtoni lidhur me një situatë të tillë të krijuar, ende ky i munguar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?