Sa zgjat imuniteti pas infektimit me Omicron?
Infektimi me Covid ju jep një rritje të imunitetit, por deri kur? Antitrupat e koronavirusit nga infeksioni mund të zgjasin për të paktën gjashtë muaj për shumicën (88%) të njerëzve që kanë pasur virusin, sipas një studimi të Biobank në Mbretërinë e Bashkuar.
Studiuesit thanë se rezultatet treguan se antitrupat e prodhuar pas infeksionit natyror mund të “sigurojnë një shkallë mbrojtjeje për shumicën e njerëzve”.
Sipas analizave nga aplikacioni Zoe Covid Study, 81% e pjesëmarrësve që bënë një test antitrupash pas një infeksioni të Covid-19 rezultuan pozitivë për antitrupat anti-N – antitrupat e fituar nga një infeksion natyral, jo nga vaksinimi.
KOHA JONË SONDAZH

