Sapo Putin e shpalli rajon të pavarur, një shpërthim i fuqishëm ndodh në Luganskut

Këtë mbrëmje një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qendrën e Luganskut, kryeqytetin e republikës së shkëputur në lindje të Ukrainës. Lajmi u raportua në media menjëherë pasi Puti shpalli njohjen e këtij rajoni si të pavarur.

Shpërthimi ka ndodhur jashtë një ndërtese ku ndodhet zyra e Qendrës së Përbashkët për Kontrollin dhe Koordinimin për armëpushimin dhe stabilizimin e vijës së demarkacionit në Republikën Popullore të Luganskut.

Pamjet e paverifikuara që qarkullojnë në internet tregojnë një automjet të dëmtuar rëndë në flakë jashtë ndërtesës. Shpërthimi shkatërroi xhamat e ndërtesës, si dhe ndezi alarmet e shumë makinave të parkuara jashtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?