Sëmundja e rëndë e lidhur me cigaret elektronike, ndërron jetë edhe një tjetër pacient
Një person i dytë raportohet të ketë humbur jetën si pasojë e një smëundje të rëndë të mushkërive që besohet të jetë e lidhur me cigaret elektronike.
Lajmin e bëjnë të ditur zyrtarët e shëndetësisë në shtetin amerikan të Oregonit. Pacienti që ka ndërruar jetë thuhet se kishte përdorur së fundmi një cigare elektronike që përmbante vaj nga ‘bima jeshile’.
Ky është rasti i dytë që lidhet me sëmundjen e rëndë të shkaktuar nga tymosja në SHBA, edhe rasti i parë është i lidhur me një produkt të blerë në një dyqan ku ofrohej ‘bar jeshil’.
Gjithsesi, zyrtarët nuk e kanë vendosur ende se çfarë bëri që pacienti në moshë te mesme të sëmurej aq shumë dhe nëse produkti që kishte marrë ishte i kontaminuar.
Duke refuzuar që të përmendë emrin e markës së pajisjes apo vendin e blerjes, një zyrtare shtoi:
Hetimi ynë nuk ka nxjerrë plotësisht se çfarë ka në këtë produkt. Në këtë pikë, disa nga shtetet e tjera kanë më shumë të dhëna se ne. Është disi e frikshme dhe e vështirë ta besosh se çdo cigare elektronike nuk është e sigurt në këtë pikë.”
Muajin e kaluar, Departamenti i Shëndetit Publik në Illinois raportoi atë që besohet të jetë rasti i parë i vdekjes shkaktuar nga kjo sëmundje e rëndë në mushkëri.
KOHA JONË SONDAZH

