“Sëpata e Zezë” që po shqetëson suedezët
Një bandë kriminale me origjinë nga Nigeria po vazhdon të përhapet nëpër qytetet suedeze, sipas policisë. Grupi merret me trafik njerëzish nga Nigeria, me shpërndarje droge, dhe thuhet gjithashtu se përdorin kërcënime me magji të zezë afrikane ndaj emigrantëve që sjellin për t’i detyruar të kryejnë krime. “Sëpata e Zezë” thuhet se është një “kult vdekjeje” që i zgjidh problemet e brendshme me hanxharë dhe rrëmbime, dhe që po përhapet nëpër Suedi në mënyrë të frikshme. Suedia ka parë shumë raste kohët e fundit të përplasjeve të bandave nëpër rrugët e qyteteve dhe thuhet se është rritur niveli i krimit.
KOHA JONË SONDAZH

