Serbia, vendi i dytë më i armatosur në botë
Harta e publikuar së fundmi nga portali britanik “Telegraph” tregon se trendi i armatimit në botë vazhdon të rritet.
Të dhënat e hulumtimit “Small Arms Survey”, i vendosin SHBA-të në krye të listës botërore për numrin e armëve për banor, konkretisht 112.6 armë për 100 banorë.
Në vendin e dytë, sipas këtij hulumtimi, është Serbia me 75,6 armë në 100 banorë.
“Numri i madh i armëve të zjarrit është pasojë e zhbërjes së Jugosllavisë në vitet ’90 të shekullit të kaluar, të luftërave të mëvonshme, si dhe të ligjeve mbi armët që konsiderohen liberale në krahasim me standardet europiane”, thekson gazeta britanike.
Në krahasim me raportin paraprak, numri i armëve është rritur shumë. Serbia, që ndodhet në vendin e dytë, më 2012 kishte 58,2 armë në 100 banorë, kurse SHBA 88,8.
Jemeni, Zvicra e Qipro ndodhen ndër pesë vendet e para, Maqedonia zë vendin e 20-të, kurse Mali i Zi të 21-tin, me 24,1 përkatësisht 23,1 copë armë për 100 banorë, Kroacia ndodhet në vendin e 25 më 21,7 copë armë, BeH në të 34-tin me 17, 3, ndërsa Sllovenia me 13,5 copë armë në 100 banorë ndodhet në vendin e 45-të.
KOHA JONË SONDAZH

