Sfida e jetës. Do të humbiste ose këmbën, ose kilogramët

Një 31-vjeçar, me varësi ndaj ushqimeve të “fast-food”, mësoi se konsumi i ushqimeve të dëmshme ishte shkaku i tensionit të lartë, problemeve me gjumin dhe me shëndetin mendor.

Më pas, mjekët i thanë se kishte diabet të tipit 2, gjë që mund ta çonte drejt rrezikut të humbjes së këmbës. Këtu ndryshoi gjithçka për Xhorxh Midelltonin, i cili në atë kohë peshonte 196 kg.

Ai nisi të ecë 8 km në ditë dhe të hajë me kujdes, gjë që e bëri të humbë më shumë se gjysmën e peshës. Më parë hante hamburgerë te “McDonalds”, tani ushqehet me fruta ose tërshërë për mëngjes, omëletë ose peshk për drekë, dhe mish pule për darkë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?