SHBA-ja dhe Rusia paralajmërime të ndërsjella për ndërhyrje në zgjedhje

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, po qëndron në Soçi të Rusisë ku takoi presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.

Ndër të tjera ai paralajmëroi Rusinë të mos ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm në SHBA.

“Nëse do të ketë ndërhyrje të Rusisë në zgjedhje, atëherë kjo do përkeqësonte marrëdhëniet tona”, tha Pompeo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Lavrov akuzoi Shtetet e Bashkuara për financimin e organizatave joqeveritare ruse, me qëllimin e ndërhyrjes në zgjedhjet e Rusisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarsisht akuzave dhe paralajmërimeve të ndërsjella, të dy shefat e diplomacisë u angazhuan për përmirësimin e raporteve mes SHBA-së dhe Rusisë, ndërkaq presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha pas takimit se shpreson në “përmirësim të plotë” të raporteve ndërmjet dy vendeve.

Këto janë bisedimet e nivelit më të lartë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë që nga korriku i vitit të kaluar, kur presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Putin janë takuar në Finlandë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?