FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA, nisin hetime ndaj Fondacionit Trump

Shteti i Nju Jorkut në SHBA ka filluar një hetim për fondacionin e familjes së kandidatit republikan për president, Donald Trump, pasi sipas disa artikujve në media, ai nuk kishte dhuruar asnjë shumë për bamirësi që nga viti 2008 dhe në një rast kishte përdorur paratë e fondacionit për të paguar për një portret të vetin me përmasa reale.

“Ne kemi pasur shqetësime se fondacioni Trump ishte angazhuar në veprimtari të papërshtatshme”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut, Eric Schneiderman, njofton VoA.

Fondacionet familjare të zotit Trump dhe kundërshtares së tij demokrate, Hillary Clinton,kanë zënë një vend të rëndësishëm në fushatën e vitit 2016 për zgjedhjet e 8 nëntorit për president.

Swiss Digital Desktop Reklama

Republikanët kanë akuzuar zonjën Clinton se fondacioni i saj është një skemë ku paguhet kundrejt favoreve duke u dhënë mundësi dhuruesve që të takoheshin me zyrtarë të Departamentit të Shtetit kur ajo ishte Sekretare Shteti nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akuzat e ndërsjella vijnë ndërsa emaile të ish-sekretarit republikan të Shtetit Colin Powell, të cilat janë depërtuar nga hakerat dhe janë bërë publike, tregojnë se ai ka pikëpamje negative për të dy kandidatët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?