SHBA po konsideron tërheqjen e 4,000 trupave nga Koreja e Jugut

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një ulje të konsiderueshme të numrit të trupave të saj në Korenë e Jugut, nëse Seuli nuk kontribuon më shumë në koston e vendosjes, raportoi të enjten gazeta e Koresë së Jugut “Chosun Ilbo”.

SHBA ndërpreu bisedimet për kostot e mbrojtjes me Korenë e Jugut këtë javë pasi kërkoi që Seul të rrisë kontributin e saj vjetor në 5 miliardë dollarë, pesë herë më shumë sesa paguan tani.

Asnjëra palë nuk ka konfirmuar publikisht numrat, por presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se prania ushtarake e SHBA-së në Korenë e Jugut dhe rreth saj është “mbrojtje me vlerë 5 miliardë dollarë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë e kuptoj që SHBA po përgatitet të tërheqë një brigadë në rast se negociatat me Korenë e Jugut nuk shkojnë ashtu siç dëshiron Presidenti Trump”, u citua një burim diplomatik në Uashington.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një brigadë tipike ushtarake amerikane numëron rreth 3,000 deri në 4,000 trupa. Ka rreth 28.500 trupa amerikane të stacionuar aktualisht në Korenë e Jugut, e cila mbetet teknikisht në një gjendje lufte me fqinjën e saj të armatosur me armë bërthamore, Korenë e Veriut.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Mark Esper, tha se nuk ishte në dijeni të planeve për tërheqjen e 4,000 trupave nga Koreja e Jugut nëse bisedimet për ndarjen e kostove dështojnë.

Sipas ligjit amerikan, prania e trupave të saj në Korenë e Jugut nuk duhet të bjerë nën 22,000 përveç nëse sekretari i Mbrojtjes justifikon një ulje të mëtejshme para Kongresit.

Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Korenë e Veriut, Stephen Biegun, tha të mërkurën se ai besonte se SHBA duhet të vazhdojë të stacionojë trupa në Korenë e Jugut kur u pyet nëse ai do të vazhdojë të mbrojë praninë e personelit ushtarak amerikan në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?