FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sherr masiv mes deputetëve në parlament, rrihen me karrige e grushta (VIDEO)

Një sherr masiv ka shpërthyer në parlamentin e Ugandës, ndërsa deputetët debatuan për heqjen e diskutueshme të kufirit të moshës presidenciale, shkruan Mail Online.

Gjakrat mes ligjvënësve u ndezën pasi dikush pretendoi që një deputet ishte i armatosur në sallë.

Kreu i Parlamentit urdhëroi kontrolle por nuk u gjet asnjë armë, njoftojnë mediat lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetët u konfrontuan fizikisht mes tyre, duke goditur njërin-tjetrin me grushte dhe karrige.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çështja e moshës së kufizuar është e diskutueshme, sepse presidenti i vjetër Yoweri Museveni është 73 vjeç dhe kufiri për rizgjedhjen kufizohet në 75.

Presidenti Museveni ka qenë në pushtet që nga viti 1986 dhe është zgjedhur në mënyrë demokratike si president që nga viti 1996.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?