Sherr masiv në një emision në Ukrainë, gazetari rreh politikanin pro-rus (VIDEO)

Një gazetar e ka goditur me grusht në fytyrë një politikan pro-rus gjatë një emisioni drejtpërdrejt në TV në Ukrainë pas një debati për Vladimir Putin.

Përleshja shpërtheu midis ligjvënësit Nestor Shufrych nga partia pro-ruse Opozita Platforma – For Life, dhe gazetarit Yuriy Butusov.

Politikani u sulmua nga gazetari pasi ai refuzoi të dënonte Vladimir Putinin për trupat ruse që janë grumbulluar në kufi të Ukrainës. Shufrych mbeti i gjakosur pasi Butusov iu afrua dhe e goditi në fytyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sherr më pas u përfshi dhe ish-kryeministri Arseniy Yatsenyuk dhe ish-presidenti Petro Poroshenko.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?