Sherr me pasagjerët për maskën, shoferi i autobuzit në gjendje kome

Një shofer autobuzi në jug të Francës ka mbetur në koma pasi u sulmua rëndë nga pasagjerët që refuzonin të mbanin maska fytyre.

Shoferi 50-vjeçar i qytetit të Bayonne refuzoi të lejonte në mjet disa pasagjerë, të cilët nuk kishin as bileta as maska fytyre, por u sulmua ashpër prej tyre dhe pësoi goditje të rënda në kokë, njoftonte policia.

Pesë njerëz janë arrestuar për rastin e rëndë. Burime të sindikatës së autobuzëve thanë se shoferi kishte tentuar gjithashtu të ndalonte grupin e të rinjve të fusnin në autobuz qenin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryebashkiaku i Bayonne dënoi atë që quante “akt barbar”, ndërsa shërbimet qytetare të transportit ishin trazuar sot në qytet pasi disa drejtues mjetesh publike refuzonin të punonin pas incidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?