FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkarkohet presidentja e Brazilit

Presidentja Dilma Rousseff është shkarkuar nga detyra pas votimit të sotëm të Senatit të Brazilit, për manipulim të të dhënave të buxhetit.

Kështu, merr fund edhe pushteti 13-vjeçar i Partisë së Punës, e krahut të majtë.

61 senatorë votuan në favor të hetimit të saj dhe 20 kundër, duke plotësuar mazhorancën prej dy të tretat që duhej për ta shkarkuar presidenten, e cila i mohon akuzat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti në detyrë, Michel Temer do të çojë deri në fund mandatin e braktisur nga Rousseff, që përfundon në 1 janar 2019. Temer, nga radhët e partisë së djathtë PMDB, pritet të betohet si president më vonë gjatë ditës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rousseff ishte pezulluar në maj, pasi Senati kishte votuar për të vazhduar procesin hetimor ndaj saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?