Shkencëtarët zbulojnë 3 ekzoplanetë, 12 vite dritë larg Tokës
Shkencëtarët kanë zbuluar 3 ekzoplanetë të rinj, të cilët ndodhen 12 vite dritë larg Tokës. “Science Alert”, raporton se shkencëtarët dhe hulumtuesit duke përdorur teleskopin e madh 3,6 metra të ”Observatorit Jugor Evropian” në kampusin La Silla në Kili kanë arritur të zbulojnë 3 ekzoplanetë të mëdhenj shkëmborë 1,4 deri 1,8 herë më të mëdha se Toka. Këto ekzoplanetë ndodhen 12 vite dritë larg Tokës dhe gjenden në orbitën e një ylli xhuxh me masë të ulët. Rezultate e kërkimit janë publikuar në revistën “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”, revistë kjo që njihet edhe për besueshmëri të lartë.
KOHA JONË SONDAZH

