Shkolla përfshihet nga flakët, 23 fëmijë të vdekur në Liberi
Të paktën 23 fëmijë raportohet se kanë vdekur pasi një shkollë me konvikt u përfshi nga flakët në periferi të kryeqytetit të Liberisë, Monrovia.
Zjarri besohet se shpërtheu në orët e para të mëngjesit kur nxënësit po flinin në një ndërtesë ngjitur me një xhami.
Policia tha për BBC se janë ende në kërkim të kufomave nën rrënojat e ndërtesës.
Presidenti George Weah në një postim në Twitter shprehu ngushëllimet për familje e prekura nga kjo tragjedi.
“Lutjet e mia shkojnë për familjet e fëmijëve që vdiqën mbrëmjen e kaluar në qytetin Paynesville, si rezultat i një zjarri vdekjeprurës që përfshiu ndërtesën e shkollës së tyre. Kjo është një kohë e vështirë për familjet e viktimave dhe të gjithë Liberinë,”-tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

