Shkupi ”në duart” e një kryebashkiake grua, fitoi zgjedhjet pa parti
Për herë të parë bashkia e Shkupit do të drejtohet nga një kryebashkiake grua. Danela Arsovska ka marrë zyrtarisht detyrën. Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, Arsovska si kandidate e pavarur fitoi me 28.130 vota në avantazh ndaj ish-kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov.
Shilengov i dorëzoi sot detyrën Arsovskës, ndërsa në një prononcim për mediat tha se shumë shpejt kryebashkiakia do të njihet me problematikat e qytetit.
Kujtojmë që LSDM pësoi një disfatë në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ç’ka bëri që Zoran Zaev të jepte dorëheqjen nga posti i kryeministrit si edhe nga drejtimi i LSDM-së. Kjo parti humbi Shkupin dhe mbi gjysmën e 80 komunave të vendit. Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nuk ka mbërritur ende asnjë kërkesë për dorëheqje nga Zoran Zaev.
KOHA JONË SONDAZH

