Shpërthen bomba në një shkollë të Rusisë, të paktën 12 të plagosur

Si pasojë e shpërthimit të një bombe artizanale në një shkollë pranë një manastiri ortodoks në Rusi, janë plagosur 12 persona, theksuan sot autoritetet ruse.

Ata theksuan se një ish-nxënës i shkollës, i cili është 18-vjeç, dyshohet se ka shpërthyer bombën. Aktualisht ndodhet në kujdes intensiv.

“Shpërthimi ndodhi në manastirin Vladychny në Serpukhov, 105 kilometra larg Moskës”, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportimeve të mediave, motivi i mundshëm është urrejtja ndaj mësuesve dhe murgeshave. Stafi i shkollës dhe nxënësit u evakuuan nga vendi i ngjarjes ndërsa Komiteti hetues i Rusisë ka hapur hetim për rastin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?