Shpërthen cisterna, raportohen dhjetëra viktima

Shpërthen cisterna, raportohen dhjetëra viktima
Dhjetëra vetë mbetën të vrarë pas shpërthimit të një kamioni me karburant në Cap-Haitien, qytetin e dytë më të madh të Haitit.

Deri tani, janë konfirmuar zyrtarisht 54 viktima nga zyrtarët vendas, ndërsa dhjetëra të tjerë janë të shtruar në spital. Autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje për dhurim gjaku. Zyrtarët vendas thanë se operacioni i shpëtimit vijon, por fatkeqësisht numri i viktimave mendohet se do të rritet edhe më.

Kryeministri i vendit, Ariel Henry, shpalli tri ditë zie pas shpërthimit, për të përkujtuar viktimat e kësaj tragjedie, siç e quajti ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë vit, Haiti është përballur me mungesë të furnizimit me karburant, pjesërisht edhe për shkak të bllokimit të magazinave kryesore nga ku shpërndahej në të gjithë vendin, prej bandave të armatosura që kërkonin dorëheqjen e Henry, raporton Reuters.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?