Shpërthen De Niro: Trump budalla…!

Ka mbetur dhe një muaj përpara se amerikanët të vendosin se kush do ti drejtojë për katër vitet e ardhshme.

Aktori dhe producenti i njohur Robert De Niro ka rishfaqur edhe njëherë një publik antipatinë ndaj kandidatit për President të SHBA-ve, Donald Trump, edhe pse në fakt nuk ishte i ftuar për të folur për të.

Kompania Anonymous Content po realizon spotin për fushatën e zgjedhjeve ‘Votoni për të ardhmen tuaj’ dhe De Niro ishte përzgjedhur mes shumë artistëve të tjerë të njohur për të inkurajuar njerëzit që të votojnë në zgjedhjet presidenciale të 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por sapo kamera është ndezur dhe ka vazhduar xhirimi, aktori nuk është përmbajtur në monologun e tij kundër Trump, duke deklaruar se do të kishte dëshirë ta godiste fort.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Ai është një idiot i paparë, ai është një qelbësirë, një qen, një derr, një artist i keq. Një hajvan që nuk e di se çfarë po flet, që nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë, që nuk ka kujdes, që mendon se shoqëria është lojë pokeri, që nuk paguan taksat.Ai flet se si do të dëshironte të godiste njerëzit në fytyrë? Epo, unë do doja fort ta godisja atë në fytyrë’ është shprehur aktori’.

“Colin Powell e ka thënë më së miri: ‘Ai është një katastrofë kombëtare’. Është turp për vendin.Bëhem shumë nervoz që ky vend ka ardhur në këtë pikë që ky budalla, ky i paedukuar, ka arritur deri këtu ku është”, ka shtuar aktori.

Kompania që do të prodhojë spotin publicitar për zgjedhjet ka deklaruar se nuk do ta përfshijë ligjërimin e aktorit në reklamë, për vetë natyrën e projektit.

Megjithatë, ata e panë si të nevojshme për të ndarë mesazhin e videos ndaj edhe e publikuan të premten.

Komentet e De Niro-s ishin aq të forta sa videoja është shpërndarë me mijëra herë nëpër rrjetet sociale

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?