Shpërthim i fuqishëm në aeroportin e Jemenit, 12 të vdekur

Një shpërthim është regjistruar ditën e sotme në një qendër rekrutimi të policisë irakiane në Kisak, në jug të Jemenit. Si pasojë e shpërthimit të një makine bombë, kanë mbetur të vdekur të paktën 12 persona. Këtë e ka konfirmuar për mediat botërore një zyrtar i qeverisë. Deri më tani nuk dihen ende synimet e autorëve.

Një burim tha se automjeti shpërtheu pranë një hoteli në aeroport. Pas pushtimit të kryeqytetit Sanaa nga rebelët shiitë Houthi, Aden është bërë selia e përkohshme e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, e mbështetur nga një koalicion i vendeve të udhëhequra nga Arabia Saudite.

Në fillim të këtij muaji, një makinë bombë kishte shpërthyer në një qendër rekrutimi të policisë irakiane në Kisak, duke vrarë të paktën gjashtë persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paqëndrueshmëria në Jemenin jugor ndërlikon përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës, e cila ka marrë dhjetëra mijëra jetë. 80% e popullsisë së vendit varet nga ndihma humanitare ndërkombëtare për të mbijetuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?