Shpërthimi i 8 gushtit në Rusi, ekspertët: Mund të ketë qenë një reaktor bërthamor

Të dhëna të reja nga instituti meteorologjik i Rusisë ‘provojnë se shpërthimi që ndodhi më 8 gusht mund të ketë ardhur nga shpërthimi një reaktori bërthamor’.

Sipas ekspertëve, ky shpërthim i mori jetën 5 shkencëtarëve dhe bëri që një fshat aty pranë të evakuohej përkohësisht.

Organizata shtetërore ruse Roshydromet ka identifikuar katër substanca radioaktive pas marrjes së mostrave nga qyteti ku ndodhi një shpërthim disa javë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Substancat u identifikuan si ‘radionuklide teknogjenike’ – strontium-91, barium-139, barium-140 dhe lanthanum-140.

Swiss Digital Mobile Reklama

Eksperti norvegjez për sigurinë bërthamore Nils Bøhmer tha se këto gjetje konfirmojnë se ai që shpërtheu ishte një reaktor bërthamor.

Bøhmer tha për The Barents Observer:

Prania e produkteve si bariumi dhe strontiumi vijnë nga një reaksion zinxhir bërthamor. Kjo është provë që ai që shpërtheu ishte reaktor bërthamor “.
Tashmë është përhapur frika për sëmundje të lidhura me rrezatimin pas shpërthimit. Rreth 60 mjekë që trajtuan viktimat e shpërthimit janë dërguar në Moskë për teste mjekësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?