Shpërthimi i koronavirusit, në Spanjë rikthehen masat kufizuese në një zonë

Qeveria në rajonin spanjoll të Katalonjës ka rivendosur kontrollet kundër koronavirusit, në një zonë të banuar prej 210,000 personash, për shkak të rritjes së numrit të infektimeve.

Presidenti i këtij rajoni, Quim Torra deklaroi se askush nuk do të lejohet të hyjë apo të dalë nga Segria. Masat e izolimit nisin pasditen e sotme. Qytetarëve që nuk jetojnë në këtë zonë, do t`i lejohet largimi.

Në Spanjë është raportuar për 400 infektime të reja dhe dy viktima nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi. Vetëm në qytetin Lledia, janë regjistruar 155 raste të reja me koronavirus. Spanja në total shënon mbi 28 mijë vdekje nga Covid 19.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?