Shpërthimi në Bejrut sa një e pesta e bombës atomike në Hiroshimë

Shpërthimi i jashtëzakonshëm që ndodhi pasditen e djeshme në Bejrut tronditi mbarë botën. Deri më tani janë konfirmuar 100 viktima dhe mbi 4 mijë persona të plagosur.

Sipas presidentit Michel Aoun, eksplozioni ndodhi si pasojë e 2,750 tonëve nitrat amonit të vendosur në një depo në afërsi të portit të kryeqytetit. Ndërsa shkencëtarët e kanë vlerësuar shpërthimin në Bejrut të barabartë me tre kilotonë TNT.

Ndryshe, kjo masë i bie rreth një e pesta e bombës atomike “Little Boy” të hedhur në Hiroshimë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shpërthimi gjithashtu prodhoi valë sizmike të barabarta me një tërmet të shkollës 4.5.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që shpërthimi u dëgjua edhe në Qipro, më shumë se 200 kilometra përtej Mesdheut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?