Shtetet me numrin më të vogël të divorceve

Ndryshe nga ajo që mund të keni menduar dhe besuar, përqindja e divorcit në SHBA është më pak se 50 për qind dhe është në rënie qysh nga vitet e 1980’ta.

Sidoqoftë, kjo përqindje është shumë më e lartë në disa vende dhe një studim i ri tregon se Washington, D.C., ka një përqindje prej 31 të divorcit më të lartë sesa çdo shtet tjetër.

Utah ka një përqindje prej 16 për qind të divorcit, gjë që e bën shtetin me më së paku divorce të regjistruara.

Swiss Digital Desktop Reklama
 Për këtë studim, WalletHub kompani e financave ka kryer hulumtimet e veta duke i marrë parasysh të dhënat nga shumë burime të besueshme, dhe i ka krahasuar 50 shtetet me Distriktin e Kolumbisë në 28 metrika që ndërlidhen me lumturinë  duke filluar nga pjesëmarrja në sporte, e deri tek të ardhurat.

Zbulimet e tyre tregojnë se përderisa D.C mund të jetë sfiduese në jetën pas martese, ajo mund t’i ketë disa të mira, si: përqindja e vogël e vetëvrasjeve, përqindja e vogël e personave me mbipeshë dhe niveli i lartë i të ardhurave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç tregojnë autorët e këtij studimi, të ardhurat e përmirësojnë vetëm mirëqenien emocionale deri në një pikë. Hulumtuesit sugjerojnë që njerëzit nuk bëhen më të lumtur nëse rroga vjetore është më e madhe se 75,000 dollarë që do të thotë se banorët e D.C. e dinë më mirë se kushdo tjetër që paratë nuk mund ta blejnë dashurin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?