Shuhet “Mbretëresha e muzikës cigane”, ndërron jetë në moshën 73 vjeçare
Esma Rexhepova, një nga zërat më të fuqishëm të botës e të muzikës cigane, është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Mediat lokale raportojnë se ajo kishte pak kohë që ishte shtruar në një spital të Maqedonisë dhe në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ndërroi jetë.
E quajtur “Mbretëresha e muzikës cigane” Rexhepova në vitin 2010 u rendit ndër 50 zëra më të mëdhenj në botë.
Ajo filloi këndimin në vitin 1950 dhe ishte aktive pothuajse deri në fund të jetës. Rexhepova ishte zëri kryesor i ansamblit në Maqedoni. Rexhepova ka luftuar për të drejtat e grave rome dhe kundër kritikave gjatë karrierës së saj.
Ajo u martua me kompozitorin e saj, Stevo Teodosievski, i cili nuk ishte nga komuniteti rom. Para suksesit Rexhepova u përjashtua nga radio jugosllave, shkak preardhja e saj.
Një karrierë që përfshin më shumë se pesë dekada, gjatë së cilës ajo luftoi kundër racizmit dhe paragjykimeve të llojeve të ndryshme.
Puna e saj humanitare, e cila birësoi 47 fëmijë gjatë jetës së saj, ku dhe ka qenë e nominuar tri herë për Çmimin Nobel të Paqes.
Rexhepova u vlerësua fillimisht si Mbretëresha e këngës rome në vitin 1976, në një festival botëror të muzikës rome të mbajtur në Indi.
E njohur për veshjet e saj ekstravagante dhe zë të fuqishëm, ajo kishte një repertor të pasur me qindra këngë, me një përzierje të këngëve rome tradicionale dhe muzikë maqedonase bashkëkohore, duke përfshirë edhe pop dhe muzikë elektro. Ajo ka punuar ngushtë me artistë te rinj në të gjithë Ballkanin.
Përshtati: Redjon Shtylla
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=x4-MORq8LTs” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

