STUDIMI/ Shumica e fëmijëve nuk tregojnë simptoma tipike të Covid-19

Shumica e fëmijëve të infektuar me koronavirus nuk tregojnë simptoma tipike të sëmundjes. Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar së fundmi ndërsa shtohet se ky tipar i bën të vështirë për t’u diagnostikuar. Një ekip në Universitetin e Alabama në Birmingham ekzaminoi të dhëna nga 12,306 fëmijë në SHBA, raste të konfirmuara nga laboratore dhe zbuloi se vetëm disa kishin simptoma tipike. Ata raportuan se 18.8% e fëmijëve shfaqën simptoma jo specifike, si ethe dhe shqetësime në shqisat e të nuhaturit ose shijes.

Vetëm 16.5% e fëmijëve shfaqën simptoma në frymëmarrje të tilla si kolla; 14% treguan simptoma gastrointestinale, si të përziera, diarre dhe dhimbje barku; 8% kishin skuqje ose simptoma të tjera të lëkurës dhe 4.8% kishin dhimbje koke ose simptoma të tjera neurologjike. Rreth 5.3% e pacientëve u shtruan në spital. Midis atyre të shtruar në spital, 17.6% patën nevojë për shërbime të kujdesit intensiv dhe 4.1% patën nevojë për ventilim mekanik, ekipi raportoi në revistën shkencore Nature Reports.

Ekipi zbuloi po ashtu, se rreziku i shtrimit në spital ishte më i lartë mes fëmijëve me ngjyrë dhe atyre hispanikë sesa tek të bardhët. Këto pabarazi racore janë vërejtur gjerësisht tek të rriturit dhe fëmijët gjatë pandemisë së koronavirusit. Ndërsa siç dihet tashmë se fëmijët e kalojnë më lehtë koronavirusin se të rriturit, studiuesit thonë se të kuptuarit e simptomave, ose mungesës së simptomave, që fëmijët përjetojnë kur janë të infektuar do të ndihmojë mjekët të sigurojnë trajtimin e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?